
Presidenti rus, Vladimir Putin, lëshoi një dekret të mërkurën duke kufizuar lëvizjen brenda dhe jashtë tetë rajoneve fqinjë me Ukrainën, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
Masat zbatohen për rajonet jugore të Krasnodar, Belgorod, Bryansk, Voronezh, Kursk dhe Rostov, të cilat janë të gjitha afër Ukrainës, dhe territoret e Krimesë dhe Sevastopolit, të cilat Rusia i kapi nga Ukraina në vitin 2014. / Gazeta10