Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Pyetet për lidhjen me Kaderin, Lumbardhi: Ku ka dashuri ka gjithmonë vend për gjuhë të përbashkët e ribashkim

Gazeta10
03 Qershor 2024 - 18:34

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj pak javë më parë patën një krizë në lidhjen e tyre.

Ata dukej sikur ishin ndarë pasi fshinë të gjitha fotografitë e përbashkëta dhe nuk ndiqeshin më në rrjete sociale.

Megjithatë, kjo duket se kaloi shpejt dhe tani janë më të lumtur se kurrë.

I pyetur nëse është pajtuar me Kaderin, fituesi i Big Brother VIP Kosova 2 tha se ku ka dashuri ka gjithmonë vend për gjëra të tilla.

“A je pajtuar me Kaderin se na kanë lodhur në internet që jeni prish”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës në Instagram.

“Ku ka dashuri, ka gjithmonë vend për gjuhë të përbashkët e ribashkim”, u përgjigj ai.

I njëjti shtoi: “E kemi pasur një fazë jo të lehtë por ne jemi super me njëri-tjetrin, kjo ka rëndësi”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.