Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PZAP refuzon ankesën e opozitës serbe për moscertifikim për zgjedhjet e qershorit

Gazeta10
16 May 2026 - 16:46

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë si të pabazë ankesën e përbashkët të partive opozitare në Kosovë “Bashkë fitojmë” ndaj vendimit të KQZ-së për të mos certifikuar subjektin për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

PZAP thotë se pas vlerësimit të ankesës dhe provave erdhi në përfundim që ankesa e opozitës serbe është ‘e pabazuar’ dhe e ‘paqëndrueshme’.

“Refuzohet e pabazuar ankesa e subjektit politik “SLOŽNO POBEĐUJEMO”, me seli në Leposaviq, ZP.Anr.2/2026, e datës 15.05.2026, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nr.01/795-2026, të datës 14.05.2026, lidhur me refuzimin për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës, që do të mbahen me datë 07 Qershor 2026″, shkruhet në vendim.

VENDIMI I PLOTË: LINK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.