Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Qaj pa arsye, nuk mund të fle’ – Emocionon Esat Shala: E dua një jetë normale

Gazeta10
15 September 2026 - 10:03

Fotografi dhe dokumentuesi i luftës në Kosovë, Esat Shala, në emisionin “Dritë” në Kanal10 ka rrëfyer për pasojat që, sipas tij, ka lënë tek ai ekspozimi i vazhdueshëm ndaj pamjeve të luftës dhe masakrave të dokumentuara ndër vite.

Shala tha se për shkak të pamjeve që ka parë dhe vazhdon t’i analizojë prej më shumë se dy dekadash, përballet me probleme me gjumin dhe momente të vështira emocionale.

“Unë peng e kom jetën tem të cilën nuk e jetojë si njerëzit e tjerë, kom probleme me gjumë dhe shumherë qaj pa arsye. Kjo është si rrjedhojë e pamjeve të luftës, sepse me kqyr njeriu 20 vite këto pamje është goxha e rëndë, sepse unë vazhdimisht i shikojë këto pamje dhe i analizojë”, ka thënë Shala.

Ai ka kërkuar që institucionet e Kosovës t’u kushtojnë më shumë vëmendje pasojave psikologjike të luftës, veçanërisht te personat që kanë përjetuar drejtpërdrejt luftën ose kanë qenë të ekspozuar për vite me radhë ndaj pamjeve të saj.

“Shteti i Kosovës do të duhej të organizonte psikolog për njerëzit që e kanë kaluar luftën, sepse e kanë një psiqik të dëmtuar, dhe shumë njerëz pas luftës kanë bërë vetëvrasje”, deklaroi Shala.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.