Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Qalaj: Fokusi i PDK-së do jetë në forcim të policisë, ushtrisë e AKI-së

Gazeta10
21 May 2026 - 21:06

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, i ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka folur për prioritetet që kjo parti planifikon t’i ketë në fushën e sigurisë.

Qalaj tha se planprogrami i PDK-së ende nuk është bërë publik, pasi sipas tij ndodhet në një fazë të hershme, por shtoi se siguria do të jetë ndër shtyllat kryesore të programit.

“Mund të them që planprogrami i PDK-së ende nuk është bërë publik, meqë është në fazën e hershme, mirëpo do të flas në terma të përgjithshëm se çka ne planifikojmë për sektorin e sigurisë. Është fatkeqësi e madhe që në këtë vend për një kohë të gjatë nuk është bërë rishikimi strategjik. PDK në planprogramin e saj do të ketë fokus te siguria njerëzore, siguria publike dhe siguria nacionale”, deklaroi ai.

Sipas Qalajt, Partia Demokratike e Kosovës do të synojë edhe forcimin e institucioneve kryesore të sigurisë në vend.

“PDK do të ketë fokus forcimin e institucioneve të policisë, ushtrisë dhe AKI-së, si dhe të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.