Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi

Gazeta10
17 July 2024 - 23:55

Me fletarrest të Serbisë, sot në Maqedoninë e Veriut u arrestua ish-ushtari i UÇK-së Blerim Ramadani, nën pretendimin se ka kryer krime të luftës.

Lidhur me rastin ka folur ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.

Qehaja tha se nuk ka rrezik që Ramadani të dorëzohet në Serbi.

“Jemi duke u marrë me rastin, e kemi rastin shumë të fortë që kjo nuk do të ndodhë. Jemi në komunikim me qeverinë e re këtu por edhe me organet e drejtësisë,” u shpreh Qehaja në RTV Dukagjini.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.