
Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë thirrje që të mbështetet filmi “Në kërkim të Venerës” në garë drejtë Oscars 2023, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e tyre thuhet se kjo mbështetje bëhet duke e shpërndarë sa më shumë fotografinë në postimin e tyre.
Më tej, bëhet e ditur edhe tema e filmit në fjalë.
Këtu keni postimin e plotë:
“Ta mbështesim filmin tonë “Në kërkim të Venerës”në garën drejtë Oscars 2023, duke e shpërndarë sa më shumë fotografinë e lidhur me këtë postim.
Filmi përcjellë adoleshenten e qetë Venerën që jeton në një qytet të vogël në Kosovë. Në një shtëpi, ku tre breza jetojnë së bashku, ajo nuk ka aspak privatësi. Por kur Venera takon Dorinën rebele, asaj i hapet një botë e re dhe ngadalë fillon të kundërshtojë pritshmëritë e familjes së saj”, thuhet në njoftimin e Qendërs Kinematografike të Kosovës. / Gazeta10