
Këtë fundjavë, Qendra Tregtare Central Park do të vazhdojë me aktivitetet e saj të jashtëzakonshme për fëmijë në kuadër të kampanjës së saj të njohur “Bota Jote e Aventurave“. Me qëllim për të ofruar argëtim dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme, Central Park ka përgatitur një ditë të veçantë plot aktivitete për të vegjlit dhe familjet e tyre.
Më 29 Qershor 2024, nga ora 16:00 deri në 18:00, fëmijët do të kenë mundësinë unike të takohen dhe të bëjnë foto me superheronjët e tyre të preferuar – Spiderman, Batman dhe Flash! Këta heronj do të jenë të pranishëm për të sjellë magjinë dhe emocionin e botës së tyre në Central Park, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Përveç kësaj, aktivitete të ndryshme si facepainting do të jenë në dispozicion për të shtuar më shumë ngjyra dhe argëtim në këtë ditë të veçantë. Piktorët profesionistë do të jenë të pranishëm për të krijuar dizajne të ndryshme dhe për të shtuar një prekje kreative në ditën e fëmijëve.
“Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë aktivitete të cilat jo vetëm që argëtojnë fëmijët, por gjithashtu krijojnë momente të veçanta që mbeten në kujtesën e tyre. Këto aktivitete janë pjesë e përpjekjeve tona për të krijuar një ambient të ngrohtë dhe tërheqës për familjet në Central Park,” tha menaxheri i marketingut të Central Park.
Për më shumë informacion dhe për të ndjekur aktivitetet e radhës, vizitoni faqet tona zyrtare në rrjetet sociale dhe mos harroni të përdorni hashtagun #BotaJoteEAventurave.
Detajet e Aktivitetit:
Ftojmë të gjitha familjet të na bashkohen në këtë ditë të veçantë dhe të shijojnë aktivitetet që kemi përgatitur me shumë dashuri dhe përkushtim. Ejani dhe bëhuni pjesë e “Bota Jote e Aventurave” në Central Park!
Për më shumë informata:
Facebook: (1) Facebook
Instagram: Central Park (@centralpark.ks) • Instagram photos and videos