Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Qëndrimet i ka për fansat” – Matoshi: Kurti do t’i dëgjojë aleatët në momentet e fundit

Gazeta10
07 June 2023 - 21:14

Matoshi: Kosova do të ketë pasoja afatgjate nesë Kurti s’i pranon kushtet e SHBA-ve

Publicisti dhe njëherit komentatori politik i Politikos, Halil Matoshi ka vlerësuar se pasojat që do t’i ketë Kosova në rast se kryeministri Kurti nuk i pranon kushtet e SHBA-së, vendi do të ketë pasoja afatgjate.

Matoshi u shpreh i bindur që kryeministri Albin Kurti në momentet e fundit do t’i dëgjojë aleatët për kushtet që janë vendosur për çështjen e komunave të veriut, transmeton Gazeta10.

“Amerika ka thanë zgjedhjet janë legale. Por, dëgjona, mos i dërgoni në ato objekte sepse po krijoni një hendek.  Dhe po delë që shqiptari ka me sundu me Leposaviqin. Unë mendoj që në momentet e fundit ka me i dëgju aleatët e Kosovës.”, deklaroi Matoshi.

Edhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Matoshi thotë se kryeministri Kurti e ka pranuar qysh në Bruksel e pastaj së fundmi edhe në Ohër, në takimin trepalësh me BE-në dhe Vuçiqin.

“Qëndrimet e tij, Kurti i ka për fansat e tij, se ky është në brazë, ky e ka pranu kushtin, qysh në Bratisllav kur ke. Tha, po zgjedhje pranojë, zgjedhje të parakohshme është kushti qenësor. Edhe ky e ka pranu Asociacionin, se është pika 10. Dy herë është dakorduar, në Bruksel e Ohër. Pasoja ka me pasë Kosova afatgjate, ju garantoj me emrin tem.”, tha tutje Matoshi në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.