Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeriqi pret lirimin e katërshes së UÇK-së në Apel: Kemi besuar që nga fillimi në pafajësinë e tyre

Gazeta10
17 November 2026 - 19:15

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ka deklaruar se që nga fillimi kanë pritur lirimin e krerëve të UÇK-së, pasi, sipas tij, procesi gjyqësor në Hagë ka qenë politik.

Në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Qeriqi ka shprehur pakënaqësinë me mënyrën se si Gjykata Speciale i ka vlerësuar dëshmitë gjatë procesit gjyqësor.

Ai ka thënë se gjykata, sipas vlerësimit të tij, u ka dhënë më shumë peshë deklaratave të dëshmitarëve sesa qëndrimeve të përfaqësuesve të lartë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në atë kohë.

“Prej momentit të parë kemi pritur lirim dhe e kemi ditur që komplet ky është një proces politik. Fatkeqësisht, kjo gjykatë i ka marrë për bazë më shumë deklaratat e dëshmitarëve sesa përfaqësuesve zyrtarë të lartë të asaj kohe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Qeriqi.

Ai ka shprehur bindjen se angazhimi i mbrojtjes dhe paraqitja e dëshmive të tjera do të dëshmojnë, sipas tij, se akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë të pabazuara.

Qeriqi ka thënë se pret që Gjykata e Apelit të marrë një vendim lirues për katërshen e UÇK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.