
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi ka vlerësuar lart kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi Kosovës.
Ai ka thënë se Kosova është shtet falë sakrificës së shumë gjeneratave, por edhe ndihmës së aleatëve ndërkombëtarë.
“Shqiptarë jemi. Na kemi ardhë këtu falë sakrificës së shumë gjeneratave. Unë e shoh Kosovën që munet me ec përpara me SHBA-të. Pa SHBA-të s’mujna me çu asnjë proces më tutje”, ka thënë Qeriqi.
I pyetur se cilin flamur e ndien më afër, Qeriqi është përgjigjur për flamurin kombëtar.
“Normalisht që po. Është flamuri kombëtar sepse kam derdh gjak dhe m’u kanë vra shumë luftëtarë me andrrën për bashkim kombëtar”, ka thënë Qeriqi. /Gazeta10/