Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

‘’Qëtash unë e demantojë Escobarin’’- Plasin të qeshurat në studio: Ai menjëherë kërkon falje

Gazeta10
20 June 2023 - 21:14

Gjatë debatit mes panelistëve në ‘’Politiko’’ lidhur me qëndrimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbajnë për Kosovën karshi Serbisë, pati një moment ku në studio plasi e qeshura.

Komentatori politik, Krenar Shala duke folur rreth deklaratës së emisarit amerikan, Gabriel Escobar tha se tani do t’a demantoj atë me argumentet e tij, raporton Gazeta10.

‘’Qetash unë e demantojë Escobarin se e dëgjova intervistën. Ai është diplomat normalisht që s’mund t’i thotë gazetarëve valla mirë e ki se na e ledhatojmë Serbinë e i mëshojmë Kosovës.”, deklaroi Shala.

‘’Për këtë edhe je i thirrur’’, ishte zëri i aktivistes së shoqërisë civile, Mimoza Gavranit e cila e ndërpreu Shalën teksa po fliste për demantimin.

Momenti që bëri të gjithë të qeshin ishte reagimi i komenatatorit, Fidan Rama i cili me buzën nën gaz tha se ‘’sidomos kur e demanton Krenari, ai menjëherë kërkon falje’’./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.