Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Qeveria deklarohet rreth kërkesës së Escobar për targat: Obligim zbatimin e ligjit

Gazeta10
20 October 2022 - 14:31

Qeveria e Kosovës është deklaruar për kërkesën e të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, lidhur me shtyerjen e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, raporton Gazeta10.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, në një prononcim për Gazetën10 ka thënë se i kupton shqetësimet e Escobar por se ata e kanë obligim sundimin e ligjit.

Ai ka thënë se mirëkuptimi qeveritar ndaj kërkesës së Escobar si dhe sundimi i ligjit në lidhje me targat nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.

Më tej, Kryeziu ka thënë se Qeveria e Kosovës po vazhdon me fushatën për konvertimin e targave ku ndër të tjera kanë bërë edhe lirime tatimore dhe doganore.

“Ne i kuptojmë shqetësimet dhe brengat e zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatik edhe përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe i ndajmë po ato me të, sepse siguria e paqja janë vlera dhe interes jetik e i përbashkët. Njëkohësisht, ne kemi për obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë, vendimet qeveritare. Njëra nuk bën ta përjashtojë tjetrën. Nuk është data 31 e as 30 tetor sot. Jemi në kuadër të fushatës për konvertimin e targave ilegale në ato legale RKS. Ju bëjmë thirrje përsëri qytetarëve serbë të Kosovës që t’i konvertojnë targat duke përfituar nga lirimi tatimor e doganor”, ka thënë Kryeziu për Gazetën10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.