Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Qeveria do të jetë pranë jush”, Kurti në Dragash zotohet se do t’i ndihmojë të prekurit nga vërshimet

Gazeta10
27 June 2024 - 14:01

Pas qëndrimit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Dragashit, e cila u prek dje nga vërshimet e ujit të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.

Kurti atje u zotua se do t’iu dalë në ndihmë banorëve për dëmet e shkaktuara.

“Qeveria do të jetë pranë jush dhe pranë qytetarëve”, tha ai.

Kryeministri shkoi atje me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe është takuar me kryetarin e Dragashit, Bexhet Xheladini.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ai i falënderoi institucionet lokale për angazhimin e tyre dhe ofroi ndihmën e tij dhe të institucioneve qendrore në tejkalimin e rimëkëmbjen nga dëmet e shkaktuara, për të cilat do të ketë vlerësim adekuat nga komisioni përkatës.

Kryetari Xheladini e njoftoi kryeministrin mbi situatën në teren dhe dëmtimet e evidentuara në infrastrukturë, për të cilat tha se ka nevojë për ndërhyrje urgjente dhe falënderoi atë për vizitën dhe ministrin Krasniqi për bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt.

Nga aty, bashkë, u nisën për të vizituar zonat e prekura nga vërshimet e djeshme të shkaktuara nga reshjet e shiut.

“Jo vetëm ato masa por shumë goditje Kosova po merr në mënyra të ndryshme, për shkak se ne të gjithë varemi nga interesi i Kurtit me u rizgjedh”, deklaron lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.