Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria e Kosovës ndryshon ligjin për mbrojtjen e konsumatorit

Gazeta10
26 October 2022 - 11:03

Qeveria ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, raporton Gazeta10.

Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e Ekzekutivit se ky ligj po përshtatet me praktikat dhe në bazë të direktivave të Bashkimit Europian.

“Me të rregullohet mbrojtja e konsumatorit, përgjegjësitë e tregtarit dhe përgjegjësitë e konsumatorit në blerjen e produkteve të shërbimeve”, tha Kurti.

Ndryshimi i këtij ligji u tha se synon të vë më shumë rregull që do t’i kontribuojë mbrojtjes së konsumatorëve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.