
Qeveria e Kosoëvs ka vendosur regjim të vizave për shtetasit e Rusisë, teksa ka thënë se ky është një obligim ndërkombëtar, raporton Gazeta10.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të gjithë shtetasit e Federatës ruse duhet të pasijen me viza për hyrje në Kosovë.
“Të gjithë shtetasit e Federatës ruse me pasaportë të rregullt apo diplomatike dhe ata që kanë lejeqëndrim biometrik valid të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen do të duhet të pajisen me vizë për hyrje në Kosovë”, ka thënë Kurti.
Zëvendësministrja e MPJD-së, Liza Gashi, ka thënë se propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka thënë se ky propozim korrenspondon me obligimet ndërkombëtare.
“Për shtetasit e federatës ruse dhe obligimet e tyre për pajisje me vizë hyrëse në Republikën e Kosovës pa dallim. Ky propozim i MPJD-së është në raport me obligimet ndërkombëtare që Kosova ka marrë në koherencë me vendimin e fundit të BE-së për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin të marrjes së vizave Schengen për shtetasit rusë”, është shprehur ajo. / Gazeta10