
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, e ka përsëritur qëndrimin e djeshëm të qeverisë se nuk do të ketë pagat për ata që nuk kanë punuar, raporton Gazeta10.
Kryeziu këtë deklarim e ka bërë teksa e ka shpërndarë një postim të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me moskompenzimin e grevistëve.
Kryeziu ka thënë se parimi pagë për punë do të respektohet.
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka thënë para pak orësh se do të ketë kompenzim vetëm për ata që kanë punuar.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk po pranon të kompenzojë grevistët për muajin shtator pavarësisht se SBASHK-u e ka pezulluar grevën deri në janar.
Ky vendim ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga subjektet opozitare si dhe shoqëria civile. / Gazeta10.