
Deklarimet e emisarit për misione të veçanta, Richard Grenell ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit kanë nxitur debat në studion e “Politikos” në mes të analistëve politikë, Krenar Shalës, Fidan Ramës dhe Halil Matoshit.
Rama ka thënë se emisari i SHBA-së po flet në emër të presidentit Trump dhe po tregon që Kurti nuk mund të bashkëpunojë me Amerikën.
“Ai po thotë shqip që ti s’ki me bashkëpunu me Amerikën sepse ti je partner jo i besueshëm”, ka thënë Rama.
Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Shala, i cili ka thënë se Kosova si vend proamerikan e ka zgjedhur në mënyrë demokratike kryeminstrin Kurti.
“Sipas sondazheve del që Kosova është vendi më proamerikan në botë. Qysh është e mundur që qeky vendi më proamerikan në botë arrin me zgjidh një kryeministër të cilin e ka rrëzu qeky Grenelli dhe fiton dyfish ma shumë vota”, ka thënë Shala.
Tutje, Matoshi ka thënë se qeveria Kurti ka rrëshqitur në “enverizëm”.
“Për ju është shqetësuese. Po keni rrëshqit në Enverizëm. A i ka prish a s’i ka prish tash puntë me Amerikën”, ka thënë Matoshi.
Shala ka thënë se Kosova nuk duhet nënshtruar ndaj të gjitha vendimeve që jepen nga Amerika.
“Po i ka cakrru thash jo qe i ka prish. Po kjo s’nënkupton me thanë Amelika, Amelika edhe ani valla”, ka thënë Shala.
Por megjithatë, Matoshi ka reaguar ashpër ndaj një deklarimi të tillë.
“Me thanë jo. Enver Hoxha ka thanë jo”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/