
Qeveria e Kosovës gjëtë e Mbledhjes së Qeversisë ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave që të subvencionohen të gjithë punëdhënësit e sektorit privat, që u kanë rritur pagat puntorëve të tyre.
Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në mbledhje ne qeverisë tha se shqyrtimi i kërkesës së MF-së për ndarje buxhetore për zbatimin e pikës 1.3 të vendimit të qeverisë të datës 30 shtator, 2022, “lidhet me ‘masën 3.6 mbështetja e likuiditetit familjar të pakos për ringjallje ekonomike’”.
“Në linjë me premtimin tonë për për mbështetjen e qytetarëve përmes pakos për përballje inflacion, Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve, ka paraqitur kërkesën për ndarjen buxhetore për të realizuar pagesën e subvencionimit për të gjithë punëdhënësit e sektorit privat që kanë rritur pagat për punëtorët e tyre”, tha shefi i qeverisë./Gazeta10