Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Qeveria me njoftim: Kurti e informoi Haradinaj për zhvillimet në dialog

Gazeta10
21 October 2022 - 14:17

Qeveria e Kosovës kë dalur me një njoftim lidhur me takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku ndër të tjera është thënë se Haradinaj është informuar lidhur me zhvillimet e fundit në dialog, raporton Gazeta10.

Në njoftim thuhet se ky takim ka qenë përmbajtësor dhe se pjesë e këtij takimi ka qenë edhe zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Tutje, thuhet se Kurti e ka njoftuar Haradinaj për qëndrimin konstruktiv të Qeverisë së Kosovës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Më tej, është bërë e ditur se Kurti e ka falënderuar Haradinaj për interesimin e vazhdueshëm për këtë proces.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe nënkryetarin e parë, Ardian Gjini.

Në këtë takim përmbajtësor në të cilin Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri i parë, Besnik Bislimi, u diskutua për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime.

Kryeministri Kurti e njoftoi kryetarin e AAK-së, z.Haradinaj për takimet në Bruksel dhe Prishtinë, konstruktivitetin dhe kreativitetin e Kosovës përgjatë gjithë procesit të bisedimeve, i cili duhet përmbyllur me normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër.

Kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin e AAK-së z.Haradinaj për interesimin e vazhdueshëm dhe të qenurit aktiv për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë se këtë takim e kanë bojkotuar Partia Demokratike e Kosovës si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.