Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria me njoftim pas takimit Bislimi-Lajçak: S’do të lejojmë shpërqëndrime të qëllimshme

Gazeta10
15 November 2022 - 19:40

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin e zhvilluar me zv/kryeministrit Bislimi dhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në një komunikatë për media, Qeveria ka thënë se në këtë takim u diskutua për rrugën përpara në procesin e dialogut.

“Në këtë takim, u diskutua mbi rrugën përpara në procesin e dialogut. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi rëndësinë e fokusimit të bisedimeve në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk duhet të lejojmë shpërqendrime të qëllimshme nga bisedimet për normalizimin e plotë nga veprime që synojnë përshkallëzimin në terren”, u tha në komunikatë.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor dhe jemi të interesuar të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë. Zëvendëskryeministri Bislimi përsëriti interesimin e Kosovës për të vazhduar me takime të rregullta në Bruksel, për elementet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, u tha tutje në komunikatë.

“Palët diskutuan gjithashtu dhe opsionet për konvertimin e suksesshëm të të gjitha targave ilegale, në ato legale”, u tha në fund të komunikatës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.