
Qeveria e Kosovës ka dalur me njoftim për pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në funeralin shtetëror në Japoni, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se bashkë me kryeministrin Kurti në funeralin e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, ka qenë edhe ministry i Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati si dhe Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari.
Tutje, bëhet e ditur se ata kanë vendosur lule të freskëta në nderim të jetës së tij.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në funeralin shtetëror në nderim të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ambasadorin e Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari kanë vendosur lule të freskëta në nderim të jetës së mikut të vendit tonë, ish-kryeministrit Shinzo Abe”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. / Gazeta10