Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria ndan 4 mijë e 200 euro për transportimin e kufomës së argjentinases që u vra në Fushë – Kosovë

Gazeta10
13 September 2023 - 11:45

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4200 euro për transportimin e kufomës së shtetases argjentinase e cila javë më parë është vrarë në Fushë Kosovë.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli tha se kjo ndarje buxhetore po bëhet për shkak të pamundësisë së familjes së të ndjerës të transportojnë kufomën në Argjentinë.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi edhe tri nisma për lidhje të marrëveshjeve me Suedinë.

Ekzekutivi i dha dritë të gjelbër Ministrisë së Drejtësisë që të nisë diskutimet për marrëveshjen për ekstradim me Suedinë, për transferim të personave të dënuar mes dy vendeve dhe për ndihmën të ndërsjellë juridike për çështjet penale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.