
“Qeveria shkojke në Dragodan, tash shkon Dragodani në qeveri”, kështu ka shpërthyer komentatori politik Blerim Gashi në emisionin “Politiko” në Knal10, duke iu referuar qeverive të kaluara që sipas tij, i kanë dëgjuar ambasadat e huaja për çdo gjë.
Gashi ka thënë se tash Qeveria po vendos sipas interesave të vendit, duke mos iu bindur për çdo gjë ambasadave të huaja, duke përfshirë edhe ata amerikane.
Të njëjtës linjë me Gashin nuk ka qenë komentatorët Fidan Rama e Haalil Matoshi.
Rama ka thënë se Kurti tash nuk po ftohet nga ambasada amerikane, andaj edhe nuk shkon në Dragodan. /GAZETA10/