Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria shqiptare takohet me atë të Maqedonisë, Rama paralajmëron marrëveshje mes dy vendeve

Gazeta10
14 November 2022 - 10:19

Sot në Shkup do të mbahet mbledhja e radhës mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, raporton Gazeta10.

Pas takimit mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje ndërqeveritare, ku do të flasin dhe dy krerët e qeverive.

Në mbledhje do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive.

Lidhur me këtë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një postim në rrjetin e tij social Facebook.

“Aeroporti i Shkupit – Me Artan Grubin, zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, për të nisur një ditë të mirë pune e marrëveshjesh që na afrojnë dhe na forcojnë edhe më shumë.”, thuhet në postimin e Ramës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.