
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi në një lidhje direkte në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, ka folur rreth ndërtimit të sheshit në këtë qytet, shkruan Gazeta10.
Latifi ka thënë se komuna ka planifikuar të gjitha mjetet financiar për ndërtimin e sheshit dhe se do ta bëjnë atë në forcat e tyre.
“Janë planifikuar të gjitha mjetet financiar nga ana e Komunë së Rahovecit për sheshin. Ne e kemi pritur që të kthehet projekti i larguar nga Ministra e Planifikimit, sepse ka qenë i paraparë që të financohet nga ministria, por tash në me forcat tona. Kjo nuk do të thotë që neve na pengon që ata e rikthejnë financimin ose janë bashkë financues me Komunën e Rahovecit, sepse bëhet fjalë për një projekt 4 milionë euro, po shpresojmë që do të ishte barrë më e lehtë në rast se do të ndihmoheshim nga Qeveria.”, ka thënë ai.
Tutje, kryetari i Rahovecit ka sqaruar se ky projekt kishte qenë me financim të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, por që Qeveria Kurti e ka larguar nga financimi.
“Projekti ka qenë që të jetë plotësisht në financim të Ministrisë, kemi pasur edhe memorandum mirë kuptimi me ministrinë e Infrastrukturës, por Qeveria e re e ka larguar nga financimi. Kemi zhvilluar gjitha procedurat, tani jemi në teren dhe po e financojmë vetë .”, ka thënë ai./Gazeta10