
Qeveria e Republikës së Kosovës ka vazhduar masat emergjente që kanë të bëjnë me energjinë, raporton Gazeta10.
Ky vendim është marrë në një mbledhje që është mbajtur në një mënyrë elektronike.
Në njoftimin e tyre ndër të tjera thuhet se ka investime parciale në këtë sektor si dhe rritje të vazhdueshme të konsumit.
Këtu keni njoftimin:
“Zgjatja e këtyre masave bëhet për shkak të rritjes se kërkesës për energji dhe gjendjes jostabile të furnizimit me energji elektrike. Mungesa e energjisë, vjen si pasojë e vjetërsisë së kapaciteteve aktuale gjeneruese, investimet parciale në këtë sektor dhe rritja e vazhdueshme e konsumit. Kjo shtron nevojën emergjente të zgjatjes së masave për 30 ditë, për shkak të nevojave që mund të paraqiten nga pasojat e krizës energjetike ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e qeverisë. / Gazeta10