Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Qipro nuk i lejon karateistët kosovarë të garojnë me simbolet shtetërore në Kampionatin Evropian

Gazeta10
03 February 2023 - 15:43

Federata e Karatesë së Kosovës (FKK) tash e dy ditë gjendet në Larnaka të Qipros, ku edhe po zhvillohet Kampionati Evropian për Kadet, Junior dhe grupmoshat U21.Por, përmes një komunikate zyrtare, FKK ka bërë të ditur se karateistët kosovarë nuk u lejuan të garojnë me simbolet shtetërore nga institucionet shtetërore të Qipros, raporton Gazeta10.

“Sot pas shumë përpjekjesh NUK u lejuam të marrim pjesë si të barabartë me 48 shtetet evropiane pjesëmarrëse në këtë kampionat zyrtar të EKF(Federata Evropiane e Karatesë) meqenëse na u mohua e drejta për përfaqësim me simbolet shtetërore nga institucionet shtetërore të Qipros”, shkruante në komunikatën e FKK-së.

“Dëshpërimi nga nënçmimi ndjehet fuqishëm tek të gjithë anëtarët e ekipit kombëtar dhe më gjerë. Përgjatë kësaj periudhe kontakti i vazhdueshëm mes MKRS dhe FKK ka qenë intensiv dhe me qëndrim të përbashkët që të respektohet pjesëmarrja e barabartë në evente sportive”, shkruante më tej në komunikatën e FKK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.