Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gruaja fillimisht ishte dërguar për trajtim në QKMF-në e Klinës, ndërsa më pas ishte transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjekët kanë konstatuar se ishte pa shenja jete.
Me konsultim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në njoftimin e saj, QKMF-ja ka bërë të ditur se pacientja fillimisht kishte marrë shërbim specialistik te mjeku infektolog, i cili i kishte përshkruar terapi me infuzion.
“Pacientja është drejtuar në njësinë e infuzioneve dhe ka filluar marrjen e terapisë. Menjëherë pas fillimit të infuzionit ka shfaqur reaksion alergjik”- thuhet në njoftimin e QKMF-së.




