Raportet mes presidentes dhe kryeministrit të vendit gjatë muajve të fundit shkaktuan reagime të shumta, mes tyre edhe ato të krisjeve.
Sipas komentatorit politik, Adrian Qollaku kjo erdhi në momentin kur presidentes, Vjosa Osmani i’u rrezikua pozita, raporton Gazeta10.
“Ndarja ka ndodh pas momentit kur u rrezikua pozicioni i saj, ajo nuk e ka bë këtë për parime”, deklaroi Qollaku.
Sipas tij, deri më tani asnjë ndarje nuk ka ndodhur për këtë të fundit.
“Duhet me dit që në Kosovë kurrë një ndarje politike ska ndodh për parime. Kush thotë për parime rren”, shtoi Qollaku. /Gazeta10