Politiko

Qollaku për Kallas: Pa aminin e Macronit dhe Scholzit s’bën asgjë

Gazeta10
03 Dhjetor 2024 - 22:39

Kaja Kallas është shefja e re e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Sipas gazetarit, Adrian Qollaku përzgjedhja e saj nuk duhet të pritet me entuziasëm, përkundër historisë që ajo bart pas vete.

Ai për ekzekutivin e Qeverisë, i cili sot pati edhe një takim në Bruksel tha se ka nisur të kaplohet nga ethet e 9 shkurtit.

“Moskoordinimi me aleatët tanë na ka sjellë në këtë situatë, në këtë rast edhe nëse të ka sulmu Radoiçiqi nuk është ndëshku Serbia por ne. Pra, z.Kurti e kuptoj që është edhe pak nën ethe të fushatës elektorale. Ne ende jemi nën sanksione”, deklaroi ai.

E sipas Qollakut, tjetërkush vendos për atë që përcaktohet në BE.

“E tash na me u entuazizmu pse vjen një përfaqësuese e re kjo domethënë nuk duhet me qenë aq entuziast. E kryen një detyrë të saj pavarësisht çfarë kombësie ka ose nga vjen. Por shefat e BE-së janë Gjermania dhe Franca. Është përfaqësuese e lartë por aminin harroje që mundet ajo pa lejen e Macron dhe kancelarit gjerman”,shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.