Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qorrolli: Brenda një familje janë nga 5 anëtarë të punësuar nëpër prokurori të shtetit

Gazeta10
29 May 2024 - 23:15

Reforma në drejtësi vazhdon të jetë sfidë për institucionet e Kosovës.

Në mars të vitit 2023 janë bërë tri vite qe kur Qeveria aktuale ka lansuar vazhdimin e reformave në sektorin e drejtësisë, por ende ka ngecje në këtë drejtim, raporton gazeta.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka thënë se kjo ministri për tri vite në mënyrë të shkëlqyer ka arritur që reformën në drejtësi të vë në drejtim të duhur, raporton gazeta10.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Qorrolli ka pasur kritika ndaj Këshillit Gjyqësor për mospjesëmarrje në grupet punese për reformën për drejtësi.

“Këshilli Gjyqësor nuk e ka dërguar përfaqësuesin e vet në grupet punese sepse ata besojnë që 20 vite se 200 mijë lendet e pazgjidhur do të zgjidhen, se kur do të ndodh kjo ata nuk tregojnë”, ka thënë Qorrolli.

“Brenda një familje janë nga 5 anëtarë të punësuar nëpër prokurori të shtetit”, ka shtuar Qorrolli. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.