
Deputeti i LDK-së, Antoni Quni ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me krijimin e dokumentit të Strategjisë së Sigurisë, raporton Gazeta10.
Krititikat e tij ai i ka bërë përmes një tregimi se si një mik i tij ka thënë se punon në një ministri si një strateg por të gjitha dokumentet që i krijon janë copy-paste nga interneti.
Sipas Qunit, dokumentet e tilla duhet të hartohen si rezultat i një pune të përbashkët në frymën e interesave nacionale por edhe sipas mundësive dhe jo copy-paste i strategjive të shteteve të Ballakanit./Gazeta10