
Një person, i dyshuar për vjedhjen e një veture është arrestuar nga Policia e Kosovës me ndihmën e qytetarëve.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.
Sipas një videoje të publikuar nga media lokale, Televizioni Prizrenit, shihen pamje të personit të dyshuar dhe të patrullës së Policisë dhe të qytetarëve që kanë intervenuar në këtë rast.
Në përshkrimin e videos thuhet se qytetarët e kanë kapur të dyshuarin, dhe më pas Policia e ka arrestuar.
Në linkun më poshtë është video e publikuar nga Televizioni i Prizrenit.