Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Qytetari në hall, komuna dhe kompania rajonale e ujësjellësit fajësojnë njëra-tjetrën

Gazeta10
15 November 2022 - 9:03

Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se një qytetari nga Gadimja e Epërme e Lipjanit i vërshohet oborri nga ujërat dhe mbeturinat, raporton Gazeta10.

Me këtë gjendje merret ai që nga viti 2018 pasi që janë dëmtuar gypat e ujërave atmosferikë që komuna e Lipjanit i kishte shtrirë përmes oborrit të tij.

Ai thotë se ju ëshë vështirësuar jetesa pasi që aty përfundojnë edhe ujërat e zeza dhe se nuk mund ta punojë as tokën.

Për këtë problem ai vazhdimisht është ankuar por tash e tri vite nuk i’u është gjetur një zgjidhje.

Por nga komuna e Lipjanit kanë thënë që nuk janë përgjegjës për këtë projekt, dhe se kompetente për këtë rast është kompanie rajonale e ujësjellsit “Prishtina”.

Ndërkohë nga kjo kompani kanë thënë se përgjegjësi e saj është vetëm mirëmbajtja e rrjetit ndërsa gypat janë kompetencë e komunës së Lipjanit.

“Në moment që po përmenden ujërat atmosferike, absolutisht kjo nuk është përgjegjësi e nivelit lokal. Ujësjellsi i mirëmban vetëm pusetat/kolektorët e ujërave të ndotura. Atmosferikun e ka komuna”.

Ndryshe fshati Gadime e Epërme e Lipjanit ende nuk ka rrjet të kanalizimit dhe se banorët i kanë bërë thirrje komunës të investojnë në këtë drejtim./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=eXrS7cjoaAE

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.