
Qytetari nga fshati Cërnillë i Ferizajt është ankuar në emisionin “Adresa Ankesave” sa i përket komunës në këtë vend.
Ai ka thënë se Komuna e Ferizajt si fshat i ka lënë mbrapa, me një rrugë të shkatërruar, raporton Gazeta10.
“Lëre që rruga është e shkatërruar e në gjendje jo të mirë, kanë shkuar dhe i kan shtruar trotuarët duke i ngushtuar rrugët, që nëse takohen dy makina në një vend, nuk mund të kalojnë”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10