
Shaqir Demolli qytetari nga Gllogovica e Prishtinës është ankuar drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit “Adresa Ankesave” për mosasfaltimin e rrugës.
Ai ka treguar se jetojnë disa shtëpi në atë fshat dhe se kanë probleme me mosasfaltimin e rrugës, raporton Gazeta10.
“Jemi 12 shtëpi shtëpia në këtë fshat, askush nuk e kthen kokën me shiku për neve, është një asfalt që e lidh komunën e Prishtinës me atë të Kamenicës, para pak kohë unë i kam pasur 16 lopë dhe shkaku i rrugës më është dashtë me i hek”, tha ai në Kanal10.