Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qytetarit nga Gjilani dëmet e pemëve nuk iu kompensuan kurrë

Gazeta10
14 April 2023 - 9:02

Bujku nga Liboqi i Empërm në Gjilan, është ankuar se pas breshërit vitin e kaluar ju është dëmtuar një pjesë e madhe e pemëve, raporton Gazeta10.

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte nga Gjilani, bujku tregon se nga dy hektarë tokë vetëm një pjesë e vogël i ka shpëtuar nga breshëri.

Sipas tij edhe pse zyrtarë nga komuna kanë ardhur dhe i kanë shikuar dëmet, Ministria e Bujqësisë deri më tani nuk i ka kompensuar këto dëme.

“Pas dëmeve nga vërshimet aplikova në komunë, erdhën zyrtarët e komunës dhe e vlerësuan dëmin, dhe nga ajo kohë nuk ka asnjë”, tha ai për Kanal10.

Ai tregon se nga zyrtarët e komunës dëmi ju ka vlërsuar me 2 mijë euro por që nuk është konpenzuar ende./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=mowfMdvpSIY

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.