
Në takimin e Vuçiqit me strukturat ilegale në Kosovë, i pranishëm ishte edhe Milan Radoiqiq, i futur në listën e zezë të ShBA-së – i cili ka ende në fuqi një urdhërarrest në Kosovë.
Në takimin i cili u mbajtë për të diskutuar mbarëvajtjen e takimeve në Bruksel, të pranishëm ishin edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, Sinisha Malog – Ministër i Financave dhe Petar Petkoviq.
Sipas raportimeve takimi ka zgjatur rreth 1 orë, dhe se presidenti do t’u drejtohet medieve në orën 14:30. /Gazeta10