
Kreshnik Radoniqi, kryesues i KQZ-së, tha se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të së dielës, do të publikohen pas numërimit të të gjitha votave.
Në një konferencë për media, ai tha se tashmë janë numëruar mbi 97% të votave.
“Rezultati përfundimtar do të jepet pasi të numërohen votat e diasporës, ato me postë dhe ato në përfaqësi diplomatike, po ashtu votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta”.
“Prej ditës së nesërme do të nisë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit. Në disa komuna do të nis në orën 16 pasdite, për shkak se materiali do të grumbullohet gjatë natës së sotme, që t’u japim pak kohë të pushojnë”.
“Në shumicën e komunave do të fillojë në orën 16. Në komunat e vogla, numërimi do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit të nesërm”, u shpreh Radoniqi.