Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala për festën e paralajmëruar nga VV-ja: Me ra nga 51% në 43% nuk është fitore, është humbje

Gazeta10
07 June 2026 - 21:53

Analisti politik Mentor Shala ka komentuar reagimin e parë të Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka ftuar simpatizantët e saj që në orën 23:00 të mblidhen për të festuar atë që e konsideron fitore në zgjedhje.

Duke folur në studion e emisionit politik, Shala tha se një qasje e tillë është e pazakontë, duke argumentuar se rezultati i Vetëvendosjes paraqet rënie krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

“Vetëm te VV-ja ndodh kjo. Me ra nga 51 për qind në 43 për qind e me thanë i kemi fituar zgjedhjet, veç te VV-ja”, deklaroi Shala.

Sipas tij, një rezultat i tillë nuk mund të konsiderohet fitore politike, pavarësisht faktit se partia mund të dalë e para në zgjedhje.

“Kjo s’është fitore, është humbje”, u shpreh ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.