Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen tre mërgimtarët nga Kosova

Gazeta10
14 August 2026 - 13:16

Tre mërgimtarët nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani do të varrosen sot.

Tahir Tahiri, Gentian Tahiri dhe Laurent Aliu do të përcillen për në banesën e fundit në një ceremoni mortore që do të mbahet në orën 17:00, në lagjen Nuhaj të fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Tre të rinjtë humbën jetën në aksidentin tragjik teksa po ktheheshin nga Kosova drejt Gjermanisë, ku jetonin dhe vepronin.

Familjarë, miq dhe të afërm pritet të mblidhen sot për t’u dhënë lamtumirën e fundit tre mërgimtarëve

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.