Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka publikuar në rrjete sociale momentin kur raketat ruse godasin një objekt banimi me civilë në qytetin e Zaporizhzhia në juglindje të Ukrainës.
Në reagimin e tij Zelensky thekson se Moska po sulmon me raketa ndërtesat kolektive të cilat janë të banuara kryesisht me fëmijë, gra dhe persona të moshës së tretë.
“Kjo nuk duhet të ndodhë, jo vetëm në Ukrainë po askund tjetër në botë. Bota ka nevojë për më shumë unitet vendosmëri për zmbrapsur terrorin rus dhe të mbrojë jetët e civilëve”, shkruan Zelensky.
Kujtojmë se këtë të mërkurë Rusia ka ndërmarrë një valë agresive sulmesh mbi Ukrainë, ku ka kryer bombardime me dronët iranianë në disa rajone të vendit,
Fokus i sulmeve ishte dhe rajoni i Kievit, ku si pasojë e shpërthimeve ndërruan jetë 5 persona si dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Zaporizhzhia. Right now, residential areas where ordinary people and children live are being fired at.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 22, 2023
This must not become "just another day" in 🇺🇦 or anywhere else in the world. The world needs greater unity and determination to defeat Russian terror faster and protect lives. pic.twitter.com/YnocW2yVaU