Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rakiq dhe Simiq me protestuesit në Zveçan

Gazeta10
05 June 2023 - 8:37

Në mëngjesin e së hënës, para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta.

Të dy i kanë bërë thirrje të vazhdueshme pjesëtarëve të KFOR-it që të jenë garantuesit e vetëm të sigurisë në atë pjesë, dhe që të mos ketë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit për kryetarë të komunave në veri.

Ajo, po ashtu, u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të mos dalin në zgjedhje./rel

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.