Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Rakiq kërkon formimin e Asociacionit dhe tërheqjen e vendimit për targat

Gazeta10
06 November 2022 - 13:56

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar në protestë që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Ai po ashtu ka thënë se po kërkojnë tërheqjen e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, transmeton Gazeta10.

Rakiq u bëri thirrje të mbledhurve që të “mos bien në provokime, të vazhdojnë luftën me mjete paqësore dhe demokratike”.

Ai përsëriti se ata “mbronin Marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtën ndërkombëtare publike”.

Një ditë më parë Rakiq dha dorëheqje nga posti i ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kurtit, raporton REL.

Rakiq tha se vendimi për largim nga institucionet do të jetë në fuqi derisa “Prishtina të fillojë të respektojë të drejtën publike ndërkombëtare dhe marrëveshjet e dakorduara në Bruksel”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.