
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë në Kosovë janë duke pësuar terror dhe arrestime të pabaza, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lista sekrete për vrasjen e serbëve.
Më tej, ai nga Rudari ku është mbajtur sot një tubim nga serbët ka thënë se ata duan paqe dhe se nuk do të dorëzohen.
“Terrori që pësojmë çdo ditë nga Prishtina dhe arrestimet e pabaza, listat sekrete me lista për vrasjen e serbëve dhe keqtrajtimi i popullit serb nga forcat speciale të Kurtit janë arsyeja pse jemi mbledhur sot në Rudar afër Kërstit dhe nën kalanë e Zveçanit. Për t’i thënë Prishtinës dhe mentorëve të tyre se ne jemi këtu, se duam paqen, por edhe lirinë dhe se nuk do t’u dorëzohemi atyre që do të shkatërrojnë gjithçka që është serbe”, theksoi Rakiq në fund të takimit.
Kujtojmë se në veriun e Kosovës vazhdon të ketë barrikada përmes së cilave kanë bllokuar rrugët serbët lokal atje.
Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10.