Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rakiq viziton protestuesit në Leposaviq, tregon a do të marrin pjesë në zgjedhje pas marrëveshjes

Gazeta10
12 Korrik 2023 - 17:03

Një numër i vogël i protestuesve janë edhe sot para objektit komunal në Leposaviq.

Momentalisht situata në këtë komunë është e qetë.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 26 majit në komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Në këto protesta prezent ka qenë edhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ku ka deklaruar për tërheqjen e  një numëri të madhë të pjestarëve të Policisë së Kosovës në komunat veriore.

Gazetarja Sara Aliu ka folur me të prapa kamerave, pasi Rakiq kishte refuzuar të deklarohet para kamerës, ka thënë se kërkesë e Listës Serbe ka qenë tërheqja e plotë e Policisë së Kosovës nga komunat me shumicë serbe dhe jo vetëm 25 për qind.

Ajo gjithashtu tha se Rakiq po qëndron së bashku me protestuesit serbë në Zveçan që nga mëngjesi i së mërkurës, ku po qëndrojnë numër i vogël i protestuesve.

Protesta në tri komunat veriore ka filluar që nga  26 maj, duke kundërshtuar fillimin e punës së kryetarëve shqiptarë në këto komuna të banuara kryesisht me komunitetin serb në Kosovë.

Një ditë më parë Qeveria e Kosovës mori vendim për shtensionim të situatës në këto komunë duke tërhequr 25 për qind të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Mirëpo, këtë vendim të Qeverisë nuk po e pranon Lista Serbe si kusht për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të organizohen në këto komuna.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.