Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama: Asociacioni, kompromisi i fundit i Kosovës

Gazeta10
11 May 2023 - 21:34

Komentatori politik Fidan Rama ka deklaruar se as kryeministri Kurti e as presidenti serb, Vuçiq nuk janë të gatshëm që të marrin vendime “që mund të mbesin si dëmë në historinë e tyre politike në Kosovë”.

Rama zgjidhjen për Asociacionin, po e sheh te organizimi i zgjedhjeve të reja në Kosovë, përmes së cilave siç tha ai do të bëhej një formacion i ri politik që mund ta zgjidhte ngërçin në këtë fazë të dialogut, shkruan Gazeta10.

“Nuk ka mekanizëm politik në Serbi që është i gatshëm ta njoh pavarësinë e Kosovës, dhe s’ka mekanizëm politik në Kosovë që është i gatshëm ta pranojë një Asociacion siç po e do Serbia. Ky pushtet aktual s’është i gatshëm ta bëj Asociacionin. Me këtë format politik nuk do ta bëj. Ka nevojë për një format të ri politik në Kosovë. Një palë zgjedhje të reja, dhe të shkohet me një formacion që mund ta zgjidh këtë situatë.“ – tha Rama në Politiko.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se kryeministri Albin Kurti s’është i gatshëm ta pranojë një mekanizëm që ndërton një pushtet të tretë brenda Kosovës.

“Kjo më bën të besoj që pa një format të tillë politik në Kosovë, s’mund të ketë zgjidhje. Nëse bëhet një Asociacion, me doemos duhet të jetë një zgjidhje finale mes Kosovës e Serbisë. Ky është kompromisi i fundit që do ta bëj Kosova.”, tha tutje Rama në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.