Lajme

Rama dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës

Gazeta10
28 Shkurt 2024 - 10:55

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkruan në ambientet e Kryeministrisë një marrëveshje bashkëpunimi, që sipas tyre, përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Kreu i qeverisë shqiptare priti rreth orës 09:00 presidentin ukrainas, i cili viziton për herë të parë të parë Shqipërinë.

Zelensky mbërriti mbrëmjen e kaluar në Tiranë, për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë “Ukrainë – Europa Juglindore” .

Nga ky samit, parashihet t’i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën, si dhe të diskutohet ndihma konkrete e shteteve të EJL-së për Ukrainën.

Në këtë samit Kosovën do ta do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Prezent në Samit pritet të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ai i Maqedonisë, Stevo Pendarovski e kryeministri kroat Adrej Plenkoviq.

Pjesë e takimit përmes teknologjisë do të jenë kryeministri grek Kyriakis Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Prezente do të jetë edhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo.

Në orën 11:00 pritet që liderët të mbërrijnë në pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet më pas Samiti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.