Në lidhje direkte nga Brukseli, gazetari Fidan Rama tha që dialogu po vjen duke u ashpërsuar dhe të dy palët po akuzojnë njëra-tjetrën.
Ai tutje tha që Kurti ka refuzuar potencialisht që të shtyjë përpara një çështje të asociacionit sipas marrëveshjes bazë kurse nga ana tjetër Vuçiq ka nguruar të lëviz në implementim të marrëveshjeve tjera për shkak të ngecjes së asociacionit.
Rama tutje tha që këto pozicione e kanë sjellur dialogun në një kahje tjetër dhe sot pa dyshim flasim për takime të rënda sepse në realitet ato nuk po sjellin asgjë.
“Do të ishte befasi nëse do të arrihej diçka në këtë takim”, tha Rama.
Ai tha që nuk pret që Kurti të flet me Vuçiqin për çështjet teknike në lidhje me zgjedhjet në veri./Gazeta10/
.